16:15, 12 Tetor 2017

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se pas kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, kjo klinikë është furnizuar me barna nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:

  1. Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë
  2. Vancomycin 500mg = 800 copë
  3. Amoxicilin 250mg sir = 50 copë
  4. Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë
  5. Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë
  6. Sistema për Infuzion = 500 copë
  7. Gjilpëra 21G = 5000 copë
  8. Shiringa 50 ml = 100 copë
  9. Ndërresa  për fëmijë = 100 copë

Poashtu bëhete ditur se barnatorja qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdoj.

Sipas SHSKUK-së, disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante