10:24, 9 Nëntor 2018

Një zënkë mes tre personave ka ndodhur në Klinë, ku raportohet se një person është sulmuar me armë zjarri me ç’rast është plagosur në këmbë.

Policia bën me dije se viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën mjekësore të Klinës e më pas është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, njofton Klan Kosova.

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse i dyshuari tjetër është në arrati, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.