Klasikët i vlerësojnë, por nuk i lexojnë NULL NULL 05.02.2016 14:22 05.02.2016 14:22 Njerëzit në përgjithësi gënjejnë duke pretenduar se kanë lexuar libra klasikë, me qëllim që të duken më inteligjentë. Përfundimi vjen nga një sondazh i kryer në Britaninë e Madhe, nga një prej agjencitë më të mëdha që merret me librat. Mark Twain besonte se njerëzit nuk i lexonin klasikët, por bënin sikur. Kjo për një arsye të thjeshtë: Një libër që klasifikohet si klasik është apriori një libër me vlera, ndaj të pranosh që e ke lexuar të bën më interesant dhe më të mençur në sytë e bashkëbiseduesit sesa, për shembull, leximi i një libri rozë. “Klasikët janë librat që të gjithë i vlerësojnë, por askush nuk i lexon”, ka thënë Mark Twain. Një shprehje e tillë sigurisht që nuk është e përgjithshme, por, të jemi të sinqertë, të gjithë kemi nga një libër për të cilin pretendojmë se e kemi lexuar, por në fakt nuk e vazhdojmë përtej faqes së parë. Sipas sondazhit të realizuar në Britani, librat për të cilët gënjehet më shumë janë ata që janë ekranizuar më shpesh, ata për të cilët flitet më shpesh apo ata që studiohen në shkollë. Vendin e parë mes librave për të cilët britanikët gënjejnë se i kanë lexuar e mbante “Lufta dhe paqja” nga Leon Tolstoi, i ndjekur nga “Shpresa të mëdha” nga Dikens, “Krim e ndëshkim” nga Dostojevksi dhe “Krenari e paragjykim” nga Austen, shkruan botimeshqip.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024