20:41, 14 Shtator 2018

Klan Kosova e  ka nisur me fitore ligën e mediave.

Televizioni Klan Kosova, mposhti gazetën Blic me rezultat 13:0, që njëherësh është edhe rezultati më i thellë në këtë kompeticion.

Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultat 5:0.

Për Klan Kosovën shënuan të gjithë lojtarët, kjo vërtetohet nga forma e tyre e cila ishte e lartë në këtë ndeshje.

E Albin Zhubi ishte në formën të mirë në këtë ndeshje duke shënuar hat-trick.

Klan Kosova gjendet në vend të parë në tabelë dhe është favorite për t’u shpallur kampion i medieve në Kosovë.

klankosova.tv