Klan Kosova: Konkurs për gazetarë/praktikantë (VIDEO) NULL NULL 15.06.2018 17:18 15.06.2018 17:18 Klan Kosova shpall konkurs për gazetarë praktikantë në departamentin e informacionit. Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke sjellë një CV në zyrat e redaksisë, që ndodhen në ish-ndërtesën e fabrikës së amortizatorëve, në zonën industriale Prishtinë – Fushë-Kosovë. Të gjithë ata që kanë kryer, ose janë në përfundim të studimeve për gazetari, gjuhë/letërsi shqipe, ekonomi, drejtësi (juridik), shkenca politike, filozofi, sociologji dhe kulturë (dhe që njohin gjuhë të huaja) do të kenë një përparësi të vogël, por tjerët në asnjë mënyrë nuk do të diskriminohen. Mund të aplikojnë edhe ata që kanë punuar ose kanë praktikë në këto fusha. Koha e fundit deri kur pranohen aplikacionet me CV është ora 17, e datës 18 qershor 2018. Testi me shkrim për ata që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, do të mbahet më 23 qershor 2018, në orën 10, në redaksinë e televizionit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 20 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 25 minuta më parë