Kjo grua shpëtoi 2,500 fëmijë nga nazistët, më pas mori çmimin Nobel NULL NULL 23.02.2017 12:56 23.02.2017 12:56 Për Irena Sendler, nuk kishte dëgjuar askush deri në vitin 2007, kur mori çmimin Nobel për Paqe. Irena u lind në Varshavë në vitin 1910. Babai i saj e mësoi për shumë gjëra, por mbi të gjitha ai e mësoi që t’u ndihmojë njerëzve në nevojë, transmeton Klan Kosova. Ajo ishte vetëm shtatëvjeçare kur babai i saj ndërroi jetë. Pavarësisht kësaj, ai kishte ndikim të madh në jetën e saj dhe Irena i ndoqi pikë për pikë mësimet që ai ia kishte treguar sa ishte gjallë. Kur u rrit, Irena u bë infermiere dhe kishte përgjegjësi që t’u siguronte ushqim dhe veshje familjeve në nevojë. Në kohën kur anti-semetizmi u përhap në Evropë, Irena, vazhdoi tu ndihmojë familjeve hebrenje. Kur Polonia u okupua nga Gjermania Naziste në vitin 1939, të gjitha familjet hebrenjve u dërguar në të ashtuquajturin “Geto e Varshavës”. Irena nuk mund të duronte kushtet e padurushme në geto dhe vendosi që t’ju bashkohet një organizate për t’ju dhënë ndihmë hebrenjve. Kur gjendja filloi që të përkeqësohet, ajo mori vendim që t’ju ndihmojë atyre pavarësisht pasojave, qoftë kjo nëse do duhej të paguante me jetë. Së bashku me disa të tjerë, Irena filloi që t’ju ndihmojë fëmijëve hebrenj që të largohen nga geto, të cilët padyshim do të vdisnin nëse do të qëndronin aty. Ata u dërguan në strehimore ose u adaptuan. Ndonëse Irena, kishte vetëm qëllime të mira, jo të gjitha nënat që qëndronin në geto ishin të gatshme që t’ua jepnin fëmijët e tyre. Në atë kohë asnjeri nuk e dinte, që gjërat do të përkeqësoheshin edhe më shumë në kampet e përqendrimit. Për shkak që në këtë vend gjermanët kishin vendosur rregulla strikte sigurie, Irena u detyrua që të përdorte metoda të ndryshme për t’i larguar fëmijët nga ky kamp. Shumicën e kohës, ajo i fshehte ata në veturën e ambulancës ku kishte pacientë të sëmurë rëndë. Për t’i futur deri aty ajo i fuste fëmijët në thasë e madje edhe në arkivole. Irena ka arritur që të shpëtojë 2.500 fëmijë nga vdekja. Ajo i kishte mbajtur të gjitha informatat në lidhje me këta fëmijë dhe ato i kishte fshehur në oborrin e fqinjit të saj. Ideja e saj po shkonte shumë mirë, deri një ditë gjermanët kuptuan se çfarë po ndodhte. Irena u dërgua në burg, dhe u torturua. Ndonëse torturat ishin të rënda, ajo asnjëherë nuk u tha se ku i ka fshehur informacionet për ata fëmijë. Në fund, nazistët, u dorëzuan dhe e dënuan atë me vdekje. Por fati kishte plane të tjera. Dikush kishte korruptuar një ushtar, që ta ndihmonte Irenën të ikte. Që nga ai moment e derisa vdiq, ajo jetoi nën identitet të rremë, dhe nuk ndaloi asnjëherë duke u ofruar ndihmë të tjerëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.