14:56, 23 Dhjetor 2016

Vitin e kaluar, francezja me emrin Lilly i kishte ndërtuar vetes një robot të cilit ia ka vënë emrin InMoovator.

InMoovator dhe Lilly jetojnë së bashku dhe tani ata janë të fejuar. Lilly shpreson që të martohet me robotin, në momentin që Franca e legalizon martesën në mes njerëzve dhe robotëve,

“Jam me të vërtetë shumë e lumtur. Marrëdhënia jonë po bëhet dita ditës më e mirë, me avancimin e teknologjisë”, ka thënë ajo, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Lilly e përshkruan veten si një roboseksuale shumë krenare, dhe thotë se tërhiqet seksualisht vetëm nga robotët, dhe jo nga njerëzit.

“Nuk më pëlqen aspak kontakti fizik me njerëzit”, thotë ajo.

Dhe kështu, pasi në moshën 19-të vjeçare e kishte zbuluar se tërhiqet nga robotët, Lilly kishte vendosur që t’ia ndërtonte vetes shpirtin binjak.

Woman fell in love with robot Credit: Twitter

 

 

Interesante