Kjo është vogëlushja që u lind me zemër jashtë kraharorit NULL NULL 24.10.2016 10:30 24.10.2016 10:30 Njihuni me vogëlushen Kieran Vietz, vajzën 1 vjeçare e cila u lind me zemrën jashtë kraharorit. Doktorët e kishin hetuar gjendjen e saj të rrallë mjekësore, kur prindërit e saj Caitlin dhe Brian kishin shkuar për kontrollion rutinor gjatë javës së 20-të të shtatzënisë. Imazhet në ultrazë paraqisnin një trup të vogël dhe disa centimetra më tutje, një zemër që rrihte. Kjo do të thoshte se sapo që Kieran të vinte në jetë, do t’i nënshtrohej operacionit për ta rikonfiguruar trupin e saj. “Nuk kishim ide që diçka e tillë mund të ndodhte. Ishte përtej asaj që çdo prind e imagjinon”, ka thënë nëna e saj. Për t’i dhënë vogëlushes një shans për të jetuar, doktorët në Mayo Clinic kishin filluar të punonin për ta kryer operimin përmes ekspertëve kirurgë të zemrës. Një ekip prej 60-të doktorësh ka punuar në rikthimin e Kieran në gjendje normale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.