Kjo është Qendra më e re Kultutore në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 20.01.2017 15:23 20.01.2017 15:23 Kosovës shumë shpejt do i shtohet një Qendër Kulturore me të gjithë kushtet. Ndonëse i tërë projekti do të përfundojë në shtator të këtij viti, punimet në teatër janë drejt përfundimit dhe pritet që në Ditën e Pavarësisë të finalizohet puna, njofton Klan Kosova. Arkitekti i kësaj Qendre, Astrit Nixha, tregoi për Klan Kosovën që në këtë Qendër do të ketë Galeri të Arteve, Kinema dhe Teatër. Teatri do t’i ketë 250 ulëse, kinemaja 173 kurse salla koncentrate 330. Ky ambient i ri kulturor do t’ia mundësojë secilit artist të performojnë e do të ketë kushte që tashmë Kosova s’i ka parë, pasi e tërë salla do të ketë zorim akustik. Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Donika Gashi për emisionin Nd’rrimi i Natës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024