21:05, 15 Maj 2018

Ne të gjithë e dimë që heqja e kileve të tepërta është një proces i vështirë, që kërkon vullnet të hekurt.

Ekspertët bien dakort se gjëja më e rëndësishme për tu bërë është zgjedhja me kujdes e ushqimit.

Ndërkohë, fatkeqësisht pjesa më e madhe e njerëzve në të gjithë botën nuk e frenojnë dot veten kur bëhet fjalë për ushqimin. Këtë e tregojnë më së miri edhe statistikat për rritjen e numrit të personave mbipeshë, veçënërisht adoleshentë.

Ndoshta edhe ju futeni tek ai grup njerëzish që keni tentuar dhe keni provuar shumë metoda, duke nisur që më palestrën apo regjime të rrepta ushqimore, të cilat mund të mos kenë funksionuar. Mos u shqetësoni!

Ne sot do t’ju tregojmë një truk dhe recetë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt sesa e mendoni. Kjo pije e përgatitur në kushte shtëpie, rekomandohet edhe nga ekspertët.

Përbërësit:

  • 1 filxhan me lëng domateje
  • 1/4 e filxhanit me lëng limoni
  • 1 lugë gjelle me xhinxher pluhur
  • Gjysmë luge me piper
  • 2 degë selinoje

Përgatitja:

Përzieni bashkë të gjithë përbërësit dhe pija juaj është gati. Këshillohet që të pihet 3 herë në ditë përpara konsumimit të vakteve.

 

Interesante