Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është gazeta më e mirë në botë

NULL NULL
05.10.2015 21:01

Gazeta amerikane New York Times, që nga digjitalizimi në vitin 2011 e deri më sot, ka arritur të bëjë 1 milionë përdorues që parapaguhen për t’u informuar nga ky medium prestigjioz.

Duke komentuar rreth shifrave të përdoruesve online, shefi ekzekutiv dhe presidenti i New York Times Mark Thomson ja thënë: “Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për kompaninë tonë sa i përket biznesit të konsumatorëve online, të cilin ne e kemi lansuar në vitin 2011, e qysh atëherë ka vazhduar të ndjekë një trajektore të fortë dhe të qëndrueshme të rritjes. Shifra prej 1 milion parapaguesish, na vë në një pozitë shumë të veçantë në mesin e ofruesve botëror të lajmeve”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, ky numër lexuesish është rekord në mesin e mediave të tjera që e ofrojnë këtë shërbim online me parapagesë.

“Besojmë se asnjë organizatë tjetër e lajmeve nuk e ka arritur numrin e përdoruesve online sikurse të New York Times”.

Presidenti i mediumit gjigand, është shprehur se viti 2015 ka qenë më i suksesshmi edhe më produktivi për shkak se shitjet ishin shumë më të larta krahasuar me vitin 2013 dhe 2014.

Edicioni i shtypur i gazetës kishte filluar më 18 shtator të vitit 1851 në New York. Që nga ajo kohë ka fituar 115 çmime Pulitzer (çmimi më i madh i gazetarisë në botë), më shumë se çdo organizatë tjetër e lajmeve që funksionon në botë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.