16:00, 9 Janar 2018

Thonë se “ju nuk mund t’i vendosni një çmim dashurisë” – por a mund t’i vendosni një moshë?

Na lejoni të shpjegohemi.

Hendeku i moshës midis dy njerëzve në një marrëdhënie është zbuluar se ndikon në mënyrë dramatike sa e suksesshme është ajo marrëdhënie, kur bëhet fjalë për martesë. Kjo sipas një studimi të gjerë të kryer nga dy profesorë në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin Emory në Atlanta.

Andrew Francis dhe Hugo Mialon studiuan 3,000 njerëz për kërkimin, me Randal Olsen të Universitetit Shtetëror të Miçiganit, pastaj përpunuan të dhënat.

 

Studimi zbuloi se marrëdhëniet që kishin hendeqe më të mëdha të moshës kishin shpesh normat më të larta të divorcit. Ju mund të mendoni se kjo vlen vetëm për çiftet që kanë një hendek të madh të moshës, si 10 vjet apo më shumë. Në një masë është e vërtetë.

Çiftet e martuara që kishin një diferencë moshe 10-vjeçare kishin 39 përqind më shumë gjasa të divorcoheshin ndërsa ata me një ndryshim 20-vjeçar kishin një shans 95 për qind të ndaheshin.

Megjithatë, edhe një hendek pesëvjeçar midis individëve kishte një shans 18 për qind të përfundimit të pafavorshëm, gjë që mund të jetë një surprizë për disa.

Në fakt, shansi më i mirë për të patur një martesë të suksesshme është të martohesh me dikë me vetëm një diferencë moshe 12-mujore. Kjo shifër kishte vetëm një shans 3 për qind të përfundimit në divorc.

Nuk ka ndonjë arsye shkencore se pse ndodh kjo, por ka potencialisht disa faktorë në lojë.

Për shembull, nxitja për seks e meshkujve zvogëlohet kur arrijnë moshën e mesme, ndërsa rritet për gratë kur arrijnë në të njëjtën fazë në jetën e tyre.

Kjo padyshim do të çonte në probleme në dhomën e gjumit, por fëmijët me të vërtetë mund të shpëtonin një martesë.

Sipas Nju Jork Post, Olsen zbuloi se çiftet që kishin një fëmijë gjatë martesës kishin 76 për qind më pak shanse që t’i jepnin fund.

Kjo mund të çojë në theksime të tjera të cilat Randy Kessler, autor i “Divorci: Mbro veten, fëmijët dhe të ardhmen” i shpjegon:

Fëmijët mund të shtyjnë divorcin, por shpesh kjo përfundon duke sjellë edhe më shumë tension në një marrëdhënie dhe më shumë grindje, më shumë kosto, më shumë kërkesa, të cilat të gjitha çojnë në stres, gjë që çon shpesh në divorc.

Me gjithë këtë duhet të theksohet se nëse një çift mund të arrijë dy vjet martesë, ata kanë 43 përqind më pak gjasa për t’u divorcuar, e cila pastaj rritet në 94 për qind sapo të arrijnë 10 vjet së bashku, shkruan bota.al. Natyrisht, një çift mund t’i provojë të gjitha këto gjëra gjatë martesës dhe sërish të mos bëjnë për njëri-tjetrin.

Hugo Mialon, një nga autorët kryesorë të studimit, beson se kjo është vetëm në personalitetin e një individi dhe nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëjnë për të.

Ai shton:

Mund të ndodhë vetëm që llojet e çifteve me ato karakteristika janë llojet e çifteve që mesatarisht kanë më shumë gjasa të divorcohen për arsye të tjera.

Interesante