Kjo është dhurata që qeveria italiane ua bën 18 vjeçarëve NULL NULL 24.08.2016 18:57 24.08.2016 18:57 Qeveria e Italisë, ka dizajnuar një program që do t’iu shërbejë të rinjve në aspektin kulturor. Qytetarët italianë, për ditëlindjen e tyre të 18-të, do të marrin nga 500 euro nga qeveria, për t’i përdorur në blerjen e biletave për kinema e teatro, e po ashtu edhe për libra. E tërë kjo, vetëm për t’iu pasuruar diapazonin kulturor të rinjve italianë. Kjo iniciativë, do të fillojë që nga 15 shtatori dhe bonusi për 18 vjeçarët, mund të shpenzohet në libra, koncerte, kinema, vizita nëpër muze dhe nëpër parqe nacionale. Rreth 575,000 tinegjerë do të përfitojnë nga kjo skemë, që do t’i kushtojë qeverisë italiane 290 milionë euro, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. “Iniciativa u jep një mesazh të qartë të rinjve, duke ua kujtuar se ata i takojnë këtij komuniteti që kur e arrijnë moshën e caktuar”, ka thënë nënsekretari i parlamentit italian, Tommaso Nannicini. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 7 orë më parë