Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë NULL NULL 19.01.2017 09:54 19.01.2017 09:54 Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se bazuar në analizat e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. “Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 18.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 15.7µg/m3“, transmeton Klan Kosova. Ndërsa përqëndrime të ulta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 13.2µg/m3. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë