9:48, 6 Shtator 2017

Lideri i grupit të Metallica, James Hetfield, ka dëshmuar dhe njëherë se ai dhe bandi i tij janë me të vërtetë të metaltë!

Kjo pasi derisa po performonte para publikut në Hollandë, legjendës 54 vjeçare i ndodhi një e papritur.

Hetfield nuk e vuri re që skena po hapej dhe u rrëzua me fytyrë, transmeton Klan Kosova.

Fatmirësisht, kitaristi doli nga pjesa e skenës së hapur pa ndonjë lëndim gjë që mundësoi atij vazhdimin e koncertit në të cilin po bënte paraqitje spektakolare.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i ”Nothing Else Matters” perjeton të papritura në skenë, pasi dhe në 1992 në turneun e grupint Guns n’Roses, Hetfield u dogj sepse pati distancë të afërt me fishekzjarret, transmeton Klan Kosova.

Interesante