KISCOMS vjen me gjashtë projekte të reja shkencore NULL NULL 19.11.2016 17:15 19.11.2016 17:15 Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përveç kongresit ndërkombëtar për shkenca mjekësore, nga fillimi i vitit që vjen, do të fillojë realizimin e simpoziumeve për fusha të ndryshme të shkencave mjekësore. Aktualisht, publike janë njoftimet për simpoziumin për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Ditën e Stomatologëve, Ditën e Mamive, Ditën e Infermierëve, Ditën e Fizioterapistëve dhe Ditën e Farmacistëve. Kongresi i radhës, kongresi i shtatë ndërkombëtar për shkenca mjekësore, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore, ndërsa simpoziumet kanë për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim. Në kongresin e shtatë me radhë ndërkombëtar për shkenca mjekësore si dhe në simpoziumet ndërkombëtare, studentët dhe profesionistët e gjeneratave të ndryshme do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore. Kongresi dhe simpoziumet ndërkombëtare, pos ligjëratave plenare të përzgjedhura, do të ofrojnë edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e drejtimeve përkatëse në nivel ndërkombëtar. Aplikimi mund të bëhet online, duke klikuar KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 31 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë