14:02, 14 Shtator 2018

Kirurgjia e Fëmijëve është bërë me ultrazë të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Sipas këtij të fundit, për afro dy dekada, kjo klinikë është shërbyer me një ultrazë të vjetër dhe jo funksional.

“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vite, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mund të marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë. Urime të gjithëve”, ka shkruar Ismaili në Facebook, njofton Klan Kosova.