10:27, 14 Prill 2018

Milos Forman, regjisori çek me famë hollivudiane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia çeke e lajmeve CTK të shtunën.

Ai vdiq të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një sëmundjeje të shkurtër, i tha gruaja e tij Martina CTK-së.

“Vdekja e tij ishte e qetë, dhe ai ishte i rrethuar gjatë tërë kohës nga familja dhe miqtë e tij më të afërt”, kishte thënë ajo.

Forman është kryesisht i njohur për publikun e gjerë me filmat legjendarë si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”, për të cilët ishte shpërblyer me çmimin Oscar për regjisorin më të mirë.

 

 

Interesante