13:39, 6 Gusht 2018

Artisti i njohur kinez, Ai Weiwei, ka deklaruar se autoritetet në Pekin kanë shkatërruar studion e tij aty.

Përmes disa videove të postuara në Instagram shihet ish fabrika duke u rrënuar, në lidhje me të cilën ai ka thënë se nuk ka marrë kurfar paralajmërimi.

Një studio tjetër e tij në Shanghai ishte shkatërruar në vitin 2011.

Ai gjithashtu pati thënë se as në atë kohë nuk kishte marrë ndonjë paralajmërim.

60 vjeçari jeton në Gjermani, që kur ishte larguar nga Kina në vitin 2015.

Ai është kritik i madh i qeverisë në Kinë.

Continues….

A post shared by Ai Weiwei (@aiww) on