Kina nuk jep informacione për myslimanët në kampet e Xinjiang-ut NULL NULL 15.11.2018 18:08 15.11.2018 18:08 Uyghur journalist Gulchehra Hoja holds a pictures of her brother who has been missing in Xinjiang for more than a year Çdo ditë gazetarja e radios Free Asia (RFA),Gulchehra Hoja, përpiqet të thërrasë në telefon familjen e saj në rajonin kinez të Xinjiang. Ndonjëherë ajo provon të thërrasë deri 20 numra të ndryshëm më shpresë se do të hapen nga dikush. “Unë e dijë se ata nuk do të hapin telefonin, por unë prap provoj…. por askush nuk e hap”, tha ajo në një intervistë për CNN-in. Ajo nuk pret një përgjigje sepse 23 anëtarët e familjes së saj – duke përfshirë hallën e saj, vëllezërit e saj, kushërinjtë e saj – janë zhdukur, së bashku me dhjetëra mijëra Ujgure të tjerë etnikë brenda kampeve të rimëkëmbjes shtetërore. Sikur familjarët e Hojas janë rreth një milion Ujgur, një pakicë etnike me shumicë muslimane në Kinën Perëndimore, ku thuhet se mbahen në kampe në të gjithë rajonin, sipas një raporti të Kongresit të SHBA-së. Qeveria kineze kurrë nuk ka sqaruar zhdukjet, të cilat filluan në vitin 2017, dhe as tha se sa njerëz po mbahen në kampe, të cilat insistojnë të jenë “qendra të formimit profesional” që “studentët” lokalë janë të lumtur për të marrë pjesë, transmeton Klan Kosova. Duke mbrojtur të drejtave të njeriut në vendin e tij në një forum të Kombeve të Bashkuara në fillim të nëntorit, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Kinës Le Yucheng tha se vendi i tij kishte bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në katër dekadat e fundit, duke përfshirë “heqjen e më shumë se një miliard njerëzve nga varfëria . ” Por shumë edhe vendet të tjera janë kritike ndaj Pekinit, veçanërisht në lidhje me kampet e Xinjiang. Më shumë se një duzinë shtetesh, përfshirë Australinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Kinës që të shpërbëjnë kampet dhe t’i lirojnë të burgosurit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 11 minuta më parë