Kimikatet e produkteve shtëpiake ndotin ajrin sa veturat NULL NULL 24.02.2018 12:19 24.02.2018 12:19 Sipas një studimi të fundit, ndikimi i produkteve të konsumit te cilësia e ajrit rivalizon atë të automjeteve të konsideruara si burim kyç i ndotjes deri tani. Për ekspertët amerikanë, impakti i kimikateve nga produktet e përditshme shtëpiake tek ajri që thithim është nënvlerësuar, sepse pasojat e tyre janë praktikisht po aq të mëdha sa ato të emetimit të makinave. Studimi i drejtuar nga Universiteti i Colorados fokusohet te të ashtuquajturit përbërës organikë të paqëndrueshëm “VOC”. Ato gjenden në produktet me bazë nafte, si lëngjet e pastrimit dhe bojërat, e kur shpërndahen në ajër mund të formojnë grimca që prekin shëndetin. Burimet e “VOC” në bindjen e shkencëtarëve janë anashkaluar shumë. “Ky është një rezultat i habitshëm, – thotë BBC, – sepse për nga pesha, ne të gjithë përdorim karburant shumë më tepër sesa produkte kimike”. Rreth 95% e naftës së papërpunuar shkon në prodhimin e lëndëve djegëse, ndërsa afërsisht vetëm 5% e saj rafinohet për t’u përdorur në kimikatet e përfshira në deodorantë, pesticide dhe ngjitës, shkruan tch. Por, Brian McDonald dhe kolegët e tij këmbëngulin se kanë përdorur një gamë të gjerë informacionesh për këtë studim dhe kanë dalë në përfundimin se, në Shtetet e Bashkuara, sasitë e “VOC” të emetuara nga konsumatorët dhe produktet industriale janë me shumë gjasë dy ose 3 herë më të larta, sesa ato të parashikuara nga verifikuesit aktualë të ndotjes së ajrit. Ekspertët shtojnë se, këta të fundit mund t’i kenë mbivlerësuar gjithashtu burimet e ndotjes së automjeteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days