Kim Kardashian: Nëna ime ishte e shqetësuar se do të bëhesha “një e çmendur e varur nga droga” NULL NULL 10.12.2018 18:30 10.12.2018 18:30 Nënat e dinë më së miri. Gjatë një paraqitjeje të dielën në ” Busy Tonight”, Kim Kardashian zbuloi se nëna e saj, Kris Jenner, kishte dorë në ndërprerjen e shprehive të saj të këqija, duke përfshirë edhe përdorimin e drogës. “Unë do t’i tregoja gjithçka nënës sime, gjithnjë kishim një marrëdhënie kaq të ngushtë kështu që unë vija në shtëpi dhe thoja: O Zot, nëna ime, unë bëra ekstazë mbrëmë”, njofton Klan Kosova. “Dhe ajo thoshte: Ti do ta shkatërrosh vetën. Ajo ishte kaq e mërzitur dhe ajo kurrë nuk ka marrë drogë kështu që ishte e mërzitur duke menduar se unë do të kthehesha në një të droguar të varfër dhe siç e dini ju e dini, ajo kishte gjithmonë të drejtë”, ka thënë Kim. Ndërkaq, Kim tani jeton me reperin Kanye Ëest dhe është nënë e tre fëmijëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.