18:11, 11 Nëntor 2017

Kim Kardashian West pati deklaruar që ka fituar rreth 80 milionë dollarë nga aplikacioni i saj i videolojërave.

E kësaj shume duket që do t’i shtohen edhe ca milionë, pasi që Kim do të lansoj aplikacionin e ri të blerjeve online.

Përmes këtij aplikacioni përdoruesit mund të blejnë rrobat që i shohin të veshura tek yjet, ashtu siç i kanë kombinuara ata.

Aplikacioni “ScreenShop” funksionon kur ju fotografoni një postim të ndonjërës prej dukjeve të yjeve dhe e vendosni në të.

Pastaj ScreenShop ju ofron zgjedhje të ndryshme të rrobave që ju i keni kërkuar.

ScreenShop funksionon në Instagram, Facebook dhe Snapchat.

Kim Kardashian e ka quajtur këtë platformë si diçka që nuk është parë asnjëherë më parë.

Interesante