Kim Jong-un: Trump është i “marrë”, do ta paguajë shtrenjtë NULL NULL 22.09.2017 08:17 22.09.2017 08:17 Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se vërejtjet nga presidenti amerikan “i marrë” Donald Trump e kanë bindur atë se ai ka të drejtë të zhvillojë armë për Korenë e Veriut. Në një deklaratë të rrallë që u plasua përmes mediave shtetërore, Kim tha se Trump do të “paguajë shtrenjtë” për fjalimin e tij të fundit në OKB. Presidenti amerikan tha të martën se nëse Amerika do të detyrohej të mbrohej, do të “shkatërronte totalisht” Korenë e Veriut, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Trump gjithashtu u talla me Kim duke e quajtur një “njeri me raketa” në një “mision vetëvrasës”. Të dy vendet janë përfshirë në retorikë gjithnjë e më të nxehtë në muajt e fundit. Koreja e Veriut ka testuar raketa në një shkallë të paparë dhe ka kryer testin e gjashtë të saj bërthamor pavarësisht dënimit ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024