Kidman flet për ish burrin e saj: Martesa me Tom Cruise më mbrojti nga ngacmimet seksuale NULL NULL 16.10.2018 19:31 16.10.2018 19:31 Nicole Kidman u martua me Tom Cruise me dashuri, por kjo e mbrojti gjithashtu edhe nga ngacmimet seksuale. Këtë e shkroi aktorja në një artikull të botuar në revistën “New York”, njofton Klan Kosova. Ylli i “Big Little Lies” u takua me Cruise kur të dy ishin duke luajtur për filmin ” Days of Thunder” dhe u martuan në vitin 1990. Çifti kanë një djalë dhe një vajzë para se të përfundonin martesën e tyre 11 vjet më vonë. Kidman tani është e martuar me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza. Aktorja zakonisht nuk ka dëshirë të flasë për ish burrin e saj. “Duke qenë i martuar me Tom Cruise në moshën 22 vjeçare, unë jam gjithmonë ngurruese për të folur, sepse tani jam e martuar me njeriun që është dashuria ime e madhe [Keith Urban]”, tha Kidman. Por ajo shtoi: “Unë u martova shumë e rë, por definitivisht nuk ishte fuqi për mua – ishte mbrojtje.” “Unë u martova për dashuri, por u martova me një njeri jashtëzakonisht të fuqishëm që më pengonte të më ngacmonin seksualisht të tjerët”, shtoi Nicole. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.