19:15, 11 Tetor 2018

Së shpejti do të publikohet kënga e re e Kidës.

Këngëtarja ka qenë në Turqi për ta xhiruar klipin bashkë me ekipin e saj me të cilën punon tash e disa vjet.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Kida ka njoftuar se projekti do të lëshohet shumë shpejtë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

Artistja edhe kësaj radhe punoi me Zapp dhe Chris, producentët nga të cilët edhe menaxhohet, njofton Klan Kosova.