20:30, 13 Mars 2018

Khloe Kardashian po e feston ditëlindjen e të dashurit të saj, Tristan Thompson, transmeton Klan Kosova.

33-vjeçarja postoi një foto të tyre duke u puthur, së bashku me një mesazh shumë të ëmbël.

“Për një ditëlindje më të lumtur dashuria ime. Sa speciale është kjo jetë që po e ndajmë së bashku. Unë jam kaq e bekuar që po krijoj kujtime të bukura me një njeri kaq të mrekullueshëm. Shpresoj që ky vit do të të sjellë gjithçka që ti ëndërron. Të dua”, shkroi Khloe.