Khloe Kardashian dëshiron edhe një fëmijë me Tristan Thompson NULL NULL 06.12.2018 14:00 06.12.2018 14:00 LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 17: Tristan Thompson and Khloe Kardashian attend the Klutch Sports Group "More Than A Game" Dinner Presented by Remy Martin at Beauty & Essex on February 17, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Jerritt Clark/Getty Images for Klutch Sports Group) Çfarë skandali për tradhti? Tetë muaj pasi Khloe Kardashian ka mirëpritur vajzën True me Tristan Thompson, ajo dhe 27 vjeçari basketbollisti i Cleveland Cavaliers, janë duke provuar që të kenë edhe një fëmijë. “Ajo nuk është shtatzënë për momentin, por ata janë duke provuar edhe për një fëmijë tjetër, në mënyrë aktive. Khloe thjesht e pëlqen të qenit nënë. Ajo dëshiron që True të ketë një vëlla ose motër”, ka thënë një burim për revistën Us Weekly. Por, duket se kjo nuk po i pëlqen shumë familjarëve dhe miqve të Khloe Kardashian – ata kanë frikë se ajo është “verbërisht” e dashuruar. “Në mendjen e saj, ajo dhe Tristan janë në rregull”, ka thënë ky burim, duke shtuar se asgjë nuk do ta ndalë 34 vjeçaren Kardashian që ajo të zgjerojë familjen me Thompson – madje edhe nëse ai përsërit sjelljet jo të hijshme. https://www.instagram.com/p/BqgosSqnBuF/?utm_source=ig_embed Në ndërkohë, Tristan Thompson ishte zënë duke e tradhtuar Khloe Kardashian, në muajin prill. Vetëm dy ditë pasi ajo kishte lindur vajzën True, më 12 prill të vitit 2018, dolën pamje që shfaqnin yllin e NBA duke u puthur me një grua tjetër. Më vonë, revista Us Weekly konfirmoi gjatë këtij muaji se Thompson kishte tradhtuar të dashurën e tij, me pesë gra të ndryshme, qysh nga muaji nëntor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.