Khabib Nurmagomedov kampion i ri në UFC (VIDEO) NULL NULL 08.04.2018 09:56 08.04.2018 09:56 Rusi Khabib Nurmagomedov është shpallur kampion i ri në kategorinë e Peshave të Lehta në UFC – federatën më të fortë në botë të arteve marciale të përziera, njofton Klan Kosova. Në UFC 223 në Brooklyn, New York, “Shqiponja” ka dominuar italiano-amerikanin, Al Iaquinta, për 25 minuta sa zgjat meçi dhe është shpallur fitues me vendim unanim. Nurmagomedov nuk ka humbur asnjëherë në karrierën e tij në MMA. Ai nga 26 meçe, ka 26 fitore. Khabib në UFC 223 duhej të ndeshej me kampionin e përkohshëm, Tony Ferguson, por pak ditë para ndeshjes Ferguson u lëndua. Ai u zëvendësua më pas me Max Holloway, por edhe ky nuk mundi të ndeshej pasi nuk arrinte dot të binte mjaftueshëm në peshë. I treti në radhë që u besua se do të ndeshej me e rusin, ishte ish-kampioni Anthony Pettis, por as ky s’ia doli të ishte në peshën e duhur derisa krejt në fund u zëvendësua nga Iaquinta – që është në vendin e 11 në kategorinë e Peshave të Lehta. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.