Këto lloj deodorantësh mund të shkaktojnë kancer të gjirit NULL NULL 28.09.2016 17:00 28.09.2016 17:00 Gratë që përdorin rregullisht deodorantë që përmbajnë kripëra alumini mund të rrezikohen nga zhvillimi i kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i ri. Hulumtuesit shkencorë zviceranë kanë siguruar prova që tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj kloridit alumin mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve, që shpërndahen në pjesë të tjera të trupit. Studime të mëparshme e kanë mohuar lidhjen mes tyre, ndërsa bizneset që merren me prodhimin e deodorantëve insistojnë se produktet janë shumë të sigurta. Studimi më i fundit, i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, sugjeron se mund të ketë një rritje të rrezikut për shkak të përdorimit të përbërësve të aluminit tek deodorantët. Këto përbërës bllokojnë përkohësisht gjëndrat e djersës, dhe mund të bashkohen në indet e gjirit. Disa deodorantë të krijuar vetëm për aromë nuk i përmbajnë këto përbërës, megjithatë ka edhe të tjerë që i përmbajnë. Testet e para tek qelizat e izoluara të qumështit, të marra nga një gjëndër e një njeriu normal, u përsëritën më vonë tek minjtë dhe rezultatet ishin të njëjta: ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj aluminit shkakton tumore dhe metastazë tek qelizat. “Mendoj që duhet të shmangim të gjitha deodorantët që përmbajnë kripëra alumini”, shprehet prof. André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit. Sipas tij këto përbërës janë të ngjashëm me mineralin asbest, i cili është ndaluar së përdoruri në Zvicër dhe vendet e Bashkimit Evropian. “Asbesti është i lirë, ka një potencial industrial shumë tërheqës, dhe u deshën 50 vite që të ndalohej përdorimi i tij. Shpresojmë që të mos kalojë kaq shumë kohë për ndalimin e përdorimit të kripërave të aluminit”, tregon prof. Sappino. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 5 minuta më parë