8:56, 10 Korrik 2018

Ledri Vula sot e ka ditëlindjen.

Me këtë rast atij urimet i kanë filluar që kur ka kaluar ora 00:00.

Është nëna e tij, Xheraldina, ajo e cila me një postim në llogarinë e saj në Instagram ia uroi këtë datë të rëndësishme, duke e quajtur atë “Mbreti im”.

Po në të njëjtën platformë s’kishte si të mungonte edhe urimi nga miku i tij i ngushtë që njëkohësisht është edhe menaxheri i tij, Faton Shoshi, i cili i shkroi” “Jam shumë me fat që të kam si vëllanë dhe shokun tim më të mirë. Të uroj dashuri dhe më shumë dashuri për ditëlindjen tënde”, transmeton Klan Kosova.

Interesante