Sipas CIES, vlera totale e të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në Botëror është 12.6 miliardë euro, ndërsa Franca e kryeson klasifikimin me një vlerë të lojtarëve prej 1.41 miliardë euro

10:53, 14 Qershor 2018

Franca është skuadra më e kushtueshme e Kampionatit Botëror Rusia 2018, sipas Observatorit të Futbollit CIES, që në këtë përfundim ka arritur pas studimit të kryer për futbollistët e skuadrave pjesëmarrëse.

Sipas CIES, vlera totale e të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në Botëror është 12.6 miliardë euro, ndërsa Franca e kryeson klasifikimin me një vlerë të lojtarëve prej 1.41 miliardë euro.

Në vendin e dytë ndodhet Anglia me 1.39 miliardë euro, ndërsa Brazili plotëson podiumin, pasi futbollistët e saj kanë një vlerë transferimi prej 1.27 miliardë eurosh.

Skuadrat e Botërorit që janë në vendet e fundit përsa u përket vlerës së futbollistëve në fushën e lojës janë pikërisht Panamaja, Arabia Saudite dhe Irani.

CIES ka zbuluar edhe futbollistin më të shtrenjtë për secilën prej skuadrave pjesëmarrëse të botërorit.

Harry Kane ai që kryeson me një vlerë prej 201 milionë euro, i ndjekur nga Neymar me 196 milionë e Kylian Mbappe me 187 milionë euro.

Lionel Messi është i katërti me 184 milionë, ndërsa Cristiano Ronaldo pozicionohet në vendin e tetë me 103 milionë euro.

Interesante