Këto janë gjërat që shkenca ua preferon burrave NULL NULL 24.05.2016 14:30 24.05.2016 14:30 Të gjithë i dimë gjërat bazike që një burrë duhet ti bëjë, të ushtrojë të hajë perime, mirëpo çfarë tjetër duhet të bëjnë ata për të pasur një ditë më të mirë, më të shëndetshme dhe si rezultat një jetë më të mirë? Të luajnë videolojëra Sipas studimeve të kryera nga neurologu amerikan Richard Haier, të luash videolojëra mund të kontribuojë në një tru më aktiv. Esencialisht, detyrat që i merr gjatë një loje kompjuterike aktivizojnë qarqet nervore dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trurit. Ushtrime të legenit Ushtrimet e abdomenit e plevikut, nuk janë vetëm për gratë. Këto ushtrime mund ta përmirësojnë edhe jetën seksuale të burrave. Shkencëtarët e Bristolit, i kanë testuar burrat që vuanin nga mosfunksionimi erektil, duke i shtyrë të bëjnë të tilla ushtrime dhe t’i ushtrojnë muskujt përreth penisit. T’i shtrëngoni duart Thonë se nga shtrëngimi juaj i dorës, thuhen shumë gjëra për personalitetin tuaj dhe ky është një fakt shkencor. Në vitin 2012, shkencëtarët e Universitetit Illinois, kishin zbuluar se ndërveprimet sociale që paraprihen nga një shtrëngim duarsh, konsiderohen si përvoja shumë më pozitive. Ato aktivizojnë një pjesë të trurit, që ka një rol të madh në emocione. Vishni diçka të kuqe Është e vërtetuar shkencërisht, që ngjyra e kuqe i bën burrat më atraktiv për gratë. Sipas shkencëtarëve të Britanisë, Gjermanisë, Kinës dhe Amerikës është e natyrshme që dikush të duket gjithmonë bukur në të kuqe. Rregullojeni mjekrën, por mos e hiqni kurrë tërësisht Jo që ju bën më atraktiv për gratë, mirëpo Universiteti i Neë South Wales, e ka vërtetuar se mjekra e bukur flet për atributet seksuale dhe sociale të një burri. Bëjini punët e shtëpisë Fakti që jeni burë, s’ju largon nga përgjegjësitë që i keni në shtëpi, Sipas një studimi të kryer në vitin 2014, burrat që i ndihmojnë gratë me burrat e shtëpisë, u japin një shembull shumë të mirë vajzave të tyre, të cilat rriten duke kërkuar barazinë gjinore. Hani proteina për mëngjes Vezë, qumësht e jogurt. Burrave ju preferohet që të marrin minimumi 30 gramë proteina për mëngjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.