Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këta janë tre aktorët më të paguar të vitit 2018

NULL NULL
28.08.2018 14:05

I shohim në ekranet televizive, duke luajtur role të ndryshme. Këta aktorë të famshëm për këtë punë  paguhen mjaft mirë.

Forbes ka publikuar listën e aktorëve më të paguar të vitit 2018.

Këtë listë e kryeson aktori Geroge Clooney.

Clooney numëron 239 milionë dollarë fitime nga qershori i vitit 2017 deri më qershorin e vitit 2018.

Aktori shiti kompaninë e tekilës, Casamigos, të cilën e zotëronte me dy ortakë të tjerë, për 1 miliardë dollarë.

Në vend të dytë u rendit Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, me 124 milionë dollarë fitime. Roli i tij në “Jumanji: Welcome to the jungle” ishte roli më i paguar në gjithë karrierën e tij.

Kurse në vendin e 3-të, u rendit Robert Downey Jr me 81 milionë dollarë fitime nga rolet e tij “Iron Man”, “Spider-Man: Homecoming” dhe “Avengers-Infinity War”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.