16:00, 14 Qershor 2018

Momenti i paketimit të rrobave kur ju niseni në një udhëtim pune apo edhe për pushime, është gjithmonë pak stresues. Kjo për faktin se gjithmonë priremi të marrim sa më shumë rroba me vete, ndërkohë që valixhja na kufizon, duke na bërë që të mendojmë mirë se çfarë duhet dhe nuk duhet të marrim.

Por mos u shqetësoni. Ne do t’ju tregojmë disa truke sesi valixhja juaj të mbajë dyfishin e rrobave.

Ekspertja Sarah Bennet tregon se si duhet t’i vendosni realisht rrobat tuaja në valixhe në mënyrë të atillë që të krijoni hapësira për të marrë me vete sa më shumë gjëra që të jetë e mundur.

Vendosni rripat dhe karikuesit brenda këpucëve

Nëse do të merrni me vete këpucë dhe çizme, sigurisht që ju zënë shumë vend, kështu që shfrytëzoni hapësirën e tyre për të vendosur rripat, karrikuesin e baterisë, etj.

Vendosni të brendshmet në shallin e plazhit

Nëse shkoni për pushime plazhi, sigurisht që me vete do të keni shallet e hollë. Vendosini të brendshmet dhe rrobat e plazhit brenda tij dhe lidheni. Hapësira më e mirë është ajo mes këpucëve.

Përdorni pambuk për gjërat e qelqta

Për të shmangur thyerjen e shisheve të parfumeve nga tronditjet e valixheve, përdorni pambuk leshi mes tyre.

Shmangni derdhjen e lëngjeve

Parfumet, shampot dhe vajrat vendosini gjithmonë në një qese të veçantë, për të shmangur derdhjen e tyre në të gjithë valixhen. Këtë qese vendoseni në një hapësirë të valixhes, shkruan shije.al. Qeset e paketimit të sanduiçeve janë ideale për këtë.

Interesante