23:50, 14 Shkurt 2018

Kanye West, i cili e kishte fshirë llogarinë e tij në Instagram dhe Twitter gjatë muajit Maj, është rishfaqur sërish në Instagram vetëm për t’ia uruar festën e Shën Valentinit bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Reperi e ka postuar kartën e urimit ndaj saj, e cila është mjaft e thjeshtë.

“Urime Shën Valentini Bebe”, shkruan aty, dhe nuk ka asgjë më shumë.

Bashkëshortja e tij Kim ende nuk e ka prekur butonin e pëlqimit të kësaj fotografie, por sa i përket urimit ajo është treguar më e shpejtë, duke ia uruar publikisht festën qysh në mëngjes me fjalët: “Të dua deri në pakufi! Urime Shën Valentini”, së bashku me një fotografi të tyre të përbashkët.

Interesante