Kështu po arrestohen emigrantët e paligjshëm në Britani, mes tyre dhe shqiptarë (Video) NULL NULL 20.08.2017 14:03 20.08.2017 14:03 Britania e Madhe duket ka nisur një fushatë për arrestimin e emigrantëve, të cilët jetojnë në këtë shtet pa dokumente të rregullta. Mediat britanike kanë publikuar disa pamje nga aksionet e policisë, ku janë arrestuar emigrantë nga India, por edhe pakistanezë, kinezë dhe shqiptarë. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Ministri i Imigracionit, Brandon Lewis. “Këto operacione tregojnë se ne nuk do të tolerojmë njerëzit që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani të Madhe. Ka një ndikim negativ në pagat e punëtorëve të ligjshëm dhe lejon punëdhënësit mashtrues që të nënvlerësojnë biznese të ligjshme”, është shprehur ministri i Imigracionit Brandon Lewis. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.