Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kështu mund të keni qerpikë voluminozë

NULL NULL
18.06.2017 21:02

Edhe pse shpeshherë themi që kur takojmë një person për herë të parë, ajo që na tërheq vëmendjen janë sytë. Duhet ta pranojmë që janë qerpikët ata që theksojnë dhe i japin shprehi shikimit.

Por jo të gjitha femrat kanë fatin të kenë qerpikë të gjatë, të dendur dhe voluminozë.

Kjo është arsyeja pse ato  zgjedhin t’i zgjasin duke i lyer me rimel ose duke i mbjellë falë teknikave extention për t’i bërë të duken të gjatë, me volum dhe të dendur.

Përveç rimelit me efekt volumi dhe qerpikëve false, ekziston një mënyrë natyrale, shumë efektive që i kthen qerpikët nga të dobët dhe të shkurtër, në super të gjatë dhe me volum duke krijuar një shikim joshës.

Gjithçka që ju duhet janë këta tre përbërës, shkruan Living.

1.Vaj kastori është i pasur me acide yndyrore që u jep qerpikëve fuqi, i trashë dhe i bënë ato të duken më të dendur.
2.Vaji i bajameve është i pasur me kalcium dhe magnez që zbusin dhe hidratojnë qerpikët.
3.Vitaminë E shërben për të forcuar qerpikët.

Hidhni nga një masë të vogël të secilës prej këtyre 3 përbërësve, nga një lugë çaji për secilin prej vajrave esenciale dhe 1 kapsulë vitamin E dhe përziejini së bashku. Më pas hidheni në një shishe të vogël dhe më një furçë qerpikësh aplikojeni atë çdo natë para se të flini.

Shumë shpejt do të fitoni qerpikë të plotë, të dendur dhe të gjatë duke i bërë sytë të duken më joshës dhe shprehës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.