Kështu Liam ia uron ditëlindjen të birit (Foto) NULL NULL 23.03.2018 09:30 23.03.2018 09:30 Djali i Liam Payne është bërë njëvjeçar! Këngëtari 24-vjeçar ia ka uruar përmes Instagramit ditëlindjen e parë të birit të tij të quajtur Bear. “Nuk më besohet që njeriu im i vogël është bërë një vjeç sot, ku shkoi gjithë kjo kohë? Urime ditëlindjen bir, ti je bota ime”, shkroi Liam në përshkrimin e fotografisë së mëposhtme. Këngëtari dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Cheryl Cole, e mirëpritën Bear vitin e kaluar dhe që nga lindja e kanë mbajtur krejtësisht jashtë vëmendjes së publikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.