14:40, 12 Korrik 2018

Kur mendoni për Kate Middleton, shumë gjera mund t’ju vijnë ndër mend, por flokët do të jenë një nga detajet e para! Dukesha ka flokë të bukur, të dendur, të shëndetshëm dhe vështirë se fotografohet ndonjëherë me flokë të shpupuritur.

Në ndryshim nga Markle, e cila në fillim preferonte topuzin e çrregullt, Kate ka qenë gjithmonë më pranë të rafinuarës.

rrjeter

floketete

Flokët e kapura topuz i rrinë gjithnjë në vend dhe nuk i del asnjë fije… Sado të përpiqeni t’i kapni në këtë mënyrë, nuk do e arrini kurrë nëse nuk i kapni flokët me një rrjetë të hollë ! Po, po..Ky aksesor, është sekreti i dukeshës! Ajo përdor rrjeta të holla, thuajse të padukshme për të mbajtur topuzin në vend pa lëvizur.

kate middleton hair net

Ndonëse një dukeshë, Kate mbetet një nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe ndoshta koha që i mbetet për të stiluar flokët i është limituar kohët e fundit ! Në këtë mënyrë ajo ka një pamje të rregullt, shkruan living, transmeton Klan Kosova.

Interesante