Kështu e dëmton ajri i ndotur shëndetin NULL NULL 22.01.2019 14:00 22.01.2019 14:00 Ka kohë që vendi ynë prin për ajrin më të ndotur në botë. Kualiteti i ajrit shumë herë ka shënuar të jetë jo i përballueshëm për të dalë jashtë, por edhe nëse dalim duhet të jemi me maskë. Rreziku që na kanoset nëse dalim pa maskë është tejet i madh, pasi që ne nuk thithim më ajër të pastër, por vetëm kimikatet e dëmshme, njofton Klan Kosova. Kështu problemet dhe komplikimet janë si paraqitja e asmës, probleme me mushkëritë e shumë sëmundje të tjera që lidhen me organet e frymëmarrjes. Më të prekur ndaj rrezikut të komplikime me frymëmarrje janë fëmijët dhe të moshuarit, mushkëritë e të cilëve janë më të dobëta. Simptomat e paraqitjes së rrezikut nga ajri i ndotur janë: kokëdhimbje, irritime në sy e hundë, skuqje rreth syve etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024