Kështu duket sot djali sirian – imazhi i të cilit përloti botën (VIDEO) NULL NULL 06.06.2017 20:05 06.06.2017 20:05 Gjaku, pluhuri dhe mpirja/mungesa e emocionit janë fshirë nga fytyra e tij. Kur fotografia e Omar Daqneesh u shpërnda në mbarë botën, u bë një imazh i pashlyeshëm i brutalitetit të regjimit të Assadit dhe vuajtjes së fëmijëve në Siri, transmeton Klan Kosova. Një fotografi e të voglit Omar në anën e pasme të një ambulance, gjaku që mbulonte fytyrën e tij dhe trupi i tij mbështjellë me pluhur, mblodhi vëmendjen ndërkombëtare vitin e kaluar. Por tani janë shfaqur fotografi të reja të pesëvjeçarit nga Aleppo, të cilat e shfaqin atë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të lumtur- rrethuar nga familjarë. Gushtin e kaluar, Omar u ul i trullosur dhe i hutuar në një ambulancë, pasi u nxor nga rrënojat e shtëpisë së tij në Aleppo, e cila u shkatërrua nga një sulm ajror. Imazhi i ftohtë/pandjenja i fëmijës e bëri atë një simbol të tmerrit të tragjedisë në Siri. Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët që mori në shpërthim. Por në fotot e reja të marra nga intervistat me familjarët e tij këtë javë, Omar shihet i lumtur ulur në prehrin e babait të tij, në shtëpinë e tyre. https://youtu.be/8Cln68FSA2Q *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 2 minuta më parë
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 13 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 18 minuta më parë