Kështu duket Jessica Simpson shtatzënë NULL NULL 20.09.2018 21:00 20.09.2018 21:00 Jessica Simpson është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Tashmë kanë filluar të vërehen edhe ndryshimet e para në pamjen e yllit të “Dukes of Hazzard” e cila është parë në New York, një ditë pasi bëri të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson do të bëhen sërish prindër. Simpson dukej mrekullueshëm me një fustan me ngjyrë të zezë, çizme të zeza dhe një xhaketë me ngjyra të hapura. Ajo kishte kombinuar pamjen e saj me një palë syze të zeza po ashtu dhe manikyr me ngjyrë blu që nuk mund të mos vërehej pasi ajo po mbante duart mbi barkun e saj tashmë të fryrë, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja e njohur amerikane e bëri të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja postoi dy fotografi të fëmijëve të saj, Maxwell (6) dhe Ace (5) – në të parën që po mbanin dy balona gjigantë me ngjyrë të zezë duke shkruar poshtë fotografisë “Surprizë”. View this post on Instagram SURPRISE… A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson) on Sep 18, 2018 at 7:16am PDT Në fotografinë e dytë tregohet se brenda balonave gjigantë gjenden disa balona me ngjyrë rozë. “Kjo vogëlushe do ta zgjerojë familjen tonë dhe ne do të bëhemi pesë anëtarë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq për të ndarë me ju bekimin e radhës që kemi marrë në jetë”, ka shkruar 38 vjeçarja Simpson. View this post on Instagram This little baby girl will make us a family of five. We couldn’t be happier to announce this precious blessing of life. A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson) on Sep 18, 2018 at 7:16am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.