facebook-profile-picture-607202
15:40, 20 Prill 2017

Sipas një studimi, hulumtuesit kanë gjetur një  mënyrë se si ta bëjnë fotografinë të duket më atraktive për ata që e shohin, dhe kjo arrihet nëse i lini të tjerët ta zgjedhin atë për ju.

Por atë zgjedhje nuk duhet ta bëjë dikush që ju njeh, por njerëz tërësisht të huaj që janë profesionistë në zgjedhjen e fotografisë tuaj që do të gjenerojë reagime të favorshme, shkruan Daily Star, transmeton Klan Ksoova.

Të gjeturat vijnë si rezultat i një studimi nga një ekip në Universitetine Neë South Ëales në Sydney të Australisë.

Të gjeturat tona sugjerojnë që njerëzit marrin vendime të dobëta kur zgjedhin fotografi të veta për fotografi profili online, e që prek perceptimin e njerëzve të tjerë për ta”, tha dr. David White, autori kryesor i këtij studimi të ri.

“Rezultatet tona reflektojnë edhe urtësinë praktike; kur vjen puna që të zgjedhim versionin tonë më të mirë, ndoshta do të ishte më e mençur sikur t’i lëmë njerëzit e tjerë të vendosin për ne”, shtoi ai.

Interesante