Kështu dukej Calvin Harris dikur NULL NULL 29.07.2015 13:29 29.07.2015 13:29 Ish i dashuri i Rita Orës, Dj Calvin Harris, e ka shpërndarë në internet një fotografi të tij të vitit 2002. Ai shihet me një mik të tij dhe me pije në duar. Harris zor se mund të njihej po të mos e konfirmonte vetë që është ai personi në fotografi. Po ashtu në fillim të kësaj jave, Harris e ka postuar edhe një fotografi në internet nga kampanja për koleksionin vjeshtë/dimër të Emporio Armanit, ku ylli shihet me muskujt e tij spektakolarë dhe me një palë të brendshme të kompanisë. Calvin momentalisht është në lidhje më këngëtaren Taylor Swift, të cilën e ka përshkruar si “njeri të jashtëzakonshëm“, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.