Këshilli për Mandate vendos sot për Tahirin NULL NULL 19.10.2017 15:50 19.10.2017 15:50 Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Mësohet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet pasditen e sotme, ku pritet të marrë vendim për Tahirin. Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme. Zyrtarisht nuk ka ende njoftim për mbledhjen. Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 19 minuta më parë