Këshilli Islamik propozon: Të rrahet gruaja nëse refuzon seksin NULL NULL 29.05.2016 14:01 29.05.2016 14:01 Këshilli Islamik në Pakistan propozoi një ligj që i “lejon burrat të rrahin lehtë gratë e tyre nëse ato refuzojnë të kenë marrëdhënie seksuale”, transmeton Klan Kosova. Këshilli i Ideologjisë Islamike, i përbërë prej 20 anëtarëve është organ kushtetues i Republikës Islamike të Pakistanit, që këshillon Parlamentin e Pakistanit nëse ligjet janë apo jo në përputhje me mësimet e islamit. Propozimi ndalon rrahjet e dhunshme dhe thotë se “një shkop i vogël mjafton për të shkaktuar frikë”, dhe shihet si një kundërpërgjigje ndaj një projektligji të mëparshëm që parashikonte mbrojtje për gratë e abuzuara. Këshilli i hodhi poshtë këtë duke e cilësuar joislamike dhe shkroi propozimin e tij që përfshin edhe rekomandimet për rrahjen e lehtë. Rrahja është e pranueshme sipas këtij këshilli kur gruaja nuk mbulon kokën, nëse bashkëvepron me të panjohur, nëse flet me zë të lartë dhe nëse jep para pa lejen e burrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 45 sekonda më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 10 minuta më parë
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 29 minuta më parë