Këshilli i Prindërve: Greva është politike, nxënësit po humbasin shumë NULL NULL 22.01.2019 22:23 22.01.2019 22:23 Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë se janë kundër grevës dhe se gjendja është duke u përkeqësuar në interes të nxënësve. “Gjendja është e vetëm duke u përkeqësuar dhe dëmi që po i bëhet nxënësve është i madh. Refuzimi i SBASHK-ut ndaj ofertës së Qeverisë është i paarsyeshëm. Në këtë rast është dashur një reflektim i dyanshëm. Nxënësit janë humbësit më të mëdhenj”. Reshiti tha se kanë përkrahur kërkesën e mësimdhënësve për rritje të pagave por jo edhe grevën, njofton Klan Kosova. “Ne fillimisht kemi mbështet kërkesën e SBASHK-ut por kemi kundërshtuar grevën, dialogu do të duhej të ishte zgjidhja për problemin. “Ajo që nuk u prezantua në media nga mbledhja është se unë kam parë një kokëfortësi të SBASHK, kanë qenë kategorik dhe strikt dhe nuk janë të gatshëm të kenë dialog. Kam dalë i zhgënjyer nga mbledhja. Nuk janë të interesuar të arrijnë një kompromis, neve po na pengon edhe këmbëngulja e Qeverisë”. Reshiti në Zona B të Klan Kosovës se janë kundër ligjit aktual dhe se një rikorigjim i tij do të duhej të ndodhte. “Një rikorigjim të ligjit për grevën, duhet të mbrohet parimi dhe e drejta kushtetuese e arsimit në Kosovë. “Nuk është çështje e legjitimitetit, unë nuk bëhem vegël e asnjë grupi dhe jam koherent për të mbrojtur interesin e prindërve. Greva është politike, është një marrëveshje e SBASHK që të bëhet para zgjedhjeve. Në takimin që e kemi pasur me SBASHK, veprimet e përfaqësuesit të Sindikatës, Ymer Ymerit, janë puro politike”. “Kanë qenë të vështirë dhe strikt në dialog, ata nuk janë për dialog. Sindikata e ka përvojën por jo gatishmërinë. Herë thonë rritje të koeficienteve e herë të për ulje. Këshilli i prindërve është kundër grevës dhe kërkojmë fillimin e procesit mësimor”. Reshiti po ashtu i bëri përgjegjës mësimdhënësit për performancën e dobët që kanë treguar nxënësit në testin PISA. “Faji për performancën e dobët është hedhur nga mësimdhënësit tek nxënësit. Ju po i nënçmoni ata dhe na keni thënë që fëmijët po dëshironi t’i hiqni nga shtëpitë për t’i dërguar në shkolla”. “Nuk pajtohem as me Ministrinë që thotë se organizimi nuk ka qenë i mirë, por është performanca e tyre. Do t’i shohim rezultatet por ju nuk mund ta ndryshoni në mënyrë drastike rezultatin”. Reshiti po ashtu tha se ata nuk mund të krahason edhe me kategoritë të tjera sikurse janë mjekët. “Krahasimin po e lypin me këshilltarë e me mjekë. Nuk mund të krahasohet një mësimdhënës me një kirurg që bën 20 operacione në ditë”. Ai shtoi se do kenë takimin me përfaqësuesit e këshillit të prindërve në gjithë Kosovës dhe se shumë shpejtë do të dalim me një qëndrim duke lënë të hapur mundësinë edhe për protesta. “Revolta dhe mllefi i prindërve është duke u rritur shumë dhe imazhi i mësuesve ka rënë shumë. Kërkesat janë shtuar për protesta por unë nuk dua që protesta të reflektojë kundër Qeverisë. Le të ulet Qeveria dhe SBASHK-u të diskutojnë dhe të marrin një vendim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.