18:30, 4 Tetor 2017

Grimi është art.

E shumë gra, arrin që të bëhen “mjeshtre” të këtij arti, mirëpo shumë të tjera kanë probleme me mënyrën se si të grimohen.

Por janë disa truqe që do ia bëjnë më të lehtë grimin dhe do dukeni sikur të jeni grimuar nga dora e një profesionisti, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këto këshilla.

Kujdesuni për brushat

Për t’i mbajtur brushat të pastra duhet që t’i ndiqni këto hapa. Numër një, mos i leni asnjëherë tek pjesa tjetër e grimit, pasi dëmtohet dhe ndotet.  Pastroi ato shpesh dhe lëri të thahen vetvetiu.

Mos e ribëj sërish grimin, por rifreskojeni

Nuk ka gjithmonë nevojë që të lani fytyrën dhe të ribëni grimin nga fillimi. Ndonjëherë me pak pudër të lëngshme do mund të dukeni sikur sapo jeni grimuar.

Kujdesuni për buzët e tua

Për të aplikuar buzëkuq së pari duhet që buzët të jenë të thara.

Kurrë mos blini pudër të lëngshme më të errët se ngjyra juaj e lëkurës

Nuk ka nevojë që të merrni pudër që duket shumë më e errët se lëkura juaj, pasi nëse e aplikoni të tillë do dukeni shumë të grimuar.

Interesante