Këshilla për brunet NULL NULL 28.05.2015 22:30 28.05.2015 22:30 Vajzat me flokë të errët dhe me lëkurë gruri, zakonisht bëjnë gabime në mënyrën se si grimohen, sepse shpeshherë vendosin një kontrast të fortë mes ngjyrës së errët të flokëve dhe ngjyrës së lëkurës. Make up-i nuk është gjithmonë ai që vendos ekulibrat, ndaj disa këshilla duhet t’i marrësh parasysh. Fillimisht, vendos nëse do të theksosh më shumë buzët apo sytë! Asnjëherë të dyja. Te vajzat me flokë të errët përshtaten më shumë nuancat e ngjyrave të ndezura dhe intensive, si për sy, ashtu edhe për buzë, mirëpo kushti është të përcaktosh njërën, në mënyrë që të mos e ngarkosh veten me shumë grim. Zgjidh një ton sysh me nuancat e kumbullës së verdhë, boronicës apo ullirit. Këto janë ngjyrat ideale që nuk e zgjënjejnë asnjëherë një zeshkane dhe për sezonin e dimrit janë më të përshtatshme. Make up-i, jo më shumë se një ton nga ngjyra e lëkurës. Zakonisht, tendenca e bruneve është të përdorin një make up me ngjyrë të hapur dhe ndonjëherë edhe mjaft të errët. Këshilla e grimierëve është që brunet, në përgjithësi të mos lëvizin më shumë se një ton nga ngjyra e lëkurës së tyre. Zgjidh hijet e syve (nga mesi i syrit në drejtim të këndeve të jashtme të tij) me ngjyrë vjollcë të mbyllur apo nuancat e kafes. Në fund, finalizo me qerpikët: Një rimel me ngjyrë të zezë ose të kaftë të errët. Nëse flokët i ke me një nuancë të errët, atëherë përdor nuancat më të hapura në sy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.